Zyrtare: Manchester Unitedi ia zgjat kontratën mesfushorit të klubit

Skuadra e Manchester Unitedit përmes rrjeteve sociale ka lajmëruar se ia ka zgjatur kontratën mesfushorit, Scott McTominay.
Ai ka nënshkruar zgjatjen e kontratës deri më 2025, transmeton Indeksonline.
McTominay ka dalë nga akademia e Manchester Unitedit dhe vlerësohet shumë në klubin anglez.
Ai shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për Solskjaerin./Indeksonline/