75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ish- këshilltari i Kurtit: Pse Skënderaj u çlirua 6 ditë pas Prishtinës?

Ish- këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, ka provokuar sërish duke nxitur debat për UÇK-në, përmes një statusi në Facebook.

Gashi ka pyetur se pse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së  nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinen.

“Më bëri përshtypje që Skënderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skënderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën? Si të shpjegohet që Skënderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë faktin se Shkëlzen Gashi ishte shkarkuar nga kryeministri Kurti pas disa deklaratave mbi UÇK-në dhe Dick Martyn./Indeksonline/