75 Mall Live Search
13:01 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Përmbytje në Sharban të Prishtinës, banorët kërkojnë ndihmë nga Komuna

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Sharban të Prishtinës. Banorët e këtij fshati përmes IndeksOnlinet kërkojnë ndihmën e Komunës për të intervenuar.

Ata thonë se ndihen të rrezikuar pasi që uji ka depërtuar brenda shtëpive, ndërsa po dëmtohen edhe kulturat bujqësore.

Pak më parë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti paralajmëroi se do të këtë përmbytje.

“Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik dhe duke u bazuar në situatën në shtetet fqinje ju informojmë se sot në rajonin e Prishtinës, do të ketë përmbytje. Për shkak të situatës në liqene, reshjet janë të mirëseardhura por në kohë të shkurtër mund të na shkaktojnë dëme materiale. Për çfarëdo urgjence lajmëroni në 080012233!”, ka shkruar Ahmeti./IndeksOnline/