Barcelona, ka harruar të fitojë kundër Athletic Bilbaos

Skuadra e Barcelonës sonte do të luajë kundër Athletic Bilbaos në kuadër të La Ligas.
Katalunasit nuk bën të humbin apo barazojnë pasi që do të distancohen nga Real Madridi, transmeton Indeksonline.
Por, Barcelona ka harruar të fitojë kundër Bilbaos. Në katër ndeshjet e fundit, katalunasit kanë dështuar të fitonin ndaj skuadrës Baske.
Bilbao ka fituar dy herë dhe ka arritur të barazonte dy herë kundër Barcelonës në katër ndeshjet e fundit./Indeksonline/