75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Derbi i Superligës luhet me tifozë?

Të hënën nga ora 19:00 zhvillohet derbi i Superligës së Kosovës në mes të Feronikelit dhe Prishtinës.

Por kjo ndeshje pritet të jetë më ndryshe se ato të javëve të fundit, shkruan Indeksonline.

Qeveria ka shfuqizuar vendimin për tubimet dhe nga 28 qershori ndeshjet do të luhen me tifozë.

Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Feronikelit do të ketë praninë e tifozëve për ta bërë më interesante atë.

Ndeshjet tjera që zhvillohen këtë javë janë Drenica – Trepça ’89, Drita – Dukagjini, Flamurtari – Ferizaj, Ballkani – Vushtrria dhe Gjilani – Llapi. /IndeksOnline/