Pamje: Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje, në fshatin Sfeqël të Podujevës

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, kanë shkaktuar edhe përmbytje në disa pjesë të Kosovës.
Ato janë raportuar sot nga fshati Sfeqël i Podujevës, duke treguar kështu për vështirësitë dhe dëmet që janë shkaktuar si pasojë e shiut të pandërprerë.
Fusha të mbushura me ujë, si dhe rrugët e fshatit, shihen në videon më poshtë.
Ndryshe Instituti Hidrometeorologjik gjatë ditës së djeshme kishte raportuar për mundësi përmbytjesh në rajonin e Prishtinës dhe të Dukagjinit për shkak të intensitetit të reshjeve të shiut.
IndeksOnline ju sjell pamje: