75 Mall Live Search
16:35 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tomë Gashi: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake

Avokati kosovar Tomë Gashi, ka bërë një shkrim në Facebook, pasi Gjykata Speciale bëri publike aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit.

Ai ka thënë se kjo aktakuzë nga Prokuroria në Gjykatën Speciale është ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake.

Ky ëshët postimi i tij:

Gjykata Speciale e beri publike aktakuzen e pare te ngitur nga Zyra e Prokurorit special ne kundershtim me rregullat e te saj ligjore.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorzuar ne Gjykate Speciale ne Hague ndaj Presidentit Hashim Thaqi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli eshte ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake.

Eshte nji lajm i keq per te gjith Shqiptaret ne pergjithesi , per ne Shqiptaret e Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht per ish pjestaret e UÇK-se.

Askush nuk do te duhej te gezohet per ngritje te Aktakuzes kuder Presidentit te Kosoves dhe per ish Kryeparlamentarin e Kosoves.
Dite e keqe dhe e rende per Kosoven.