75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fjalimi i dikurshëm i Veselit: Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e shenjtë

Sot u bë publike aktakuza e ngritur nga Specialja në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Por nëse kthehemi prapa në kohë, e kujtojmë mirë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli pati deklaruar hapur se nuk e ka fare problem asnjë denoncim sepse lufta e UÇK-së mbetet e shenjtë.

“Po mos u bëni qyqar, se kërkujt s’ja nin për atë punë. Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, e din pse ka luftu. A mendoni se dikush prej neve tutet a, marre ju koftë kush mendon. Shkoni denonconi çka të doni. Prej ditës parë kam qenë në UÇK. Ku ka qenë kërkesë e kombit tim aty jam kanë.Lufta e UÇK-ës ishte dhe mbetet luftë e shenjtë. Nuk ka gjyq qe i gjykon luftëtarët e lirisë”, tha Veseli./Indeksonline/