Aksident i rëndë trafiku në Mramor, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona. Në aksident e përfshirë edhe një ‘Ambulancë’.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilët po merren me rastin./Indeksonline/


