Haradinaj-Stublla: Lufta e UÇK-së ishte çlirimtare, e drejtë dhe e pastër
Gjatë ditës së sotme janë publikuar akuzat që Gjykata Speciale ka ngritur ndaj dy ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri veselit.
Për këtë rast ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ajo ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare, e drejtë dhe e pastër.
Ky është shkrimi i saj:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë çlirimtare: e drejtë dhe e pastër.
Përgjegjësinë e agresorit dhe të çlirimtarit nuk mund t’a barazojë asnjë e pavërtetë.
Drejtësia dhe e vërteta kanë qenë, janë dhe do të mbeten në anën e Kosovës.
Qëndrojmë të palëkundur, sepse ashtu i kemi themelet!