Sela: S’do mund të krahasohet gjenocidi serb, me krime të pretenduara nga individë të caktuar brenda UÇK-së

Politikani shqiptar në Maqedoninë Veriore, Ziadin Sela tha se lufta e UÇK-së është themeli i pavarësisë së Kosovës dhe ishte një luftë e pastër çlirimtare kundër Serbisë millosheviçiane e cila nuk është përgjigjur kurrë për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë.
Sela tha se asnjëherë nuk do të mund të barazohet gjenocidi shtetëror serb me krime të pretenduara nga individë të caktuar brenda radhëve të UÇK-së, transmeton Indeksonline.
Duke folur për zhvillimet e fundit pas ngritje së aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, Sela tha se përshëndet maturinë e Thaçit për t’u tërhequr nga dialogu Kosovë-Serbi, i paraparë më datë 27 qershor.
Postimi i plotë:
Po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Republikën e Kosovës pas publikimit sot nga Gjykata Speciale të një kumtesë që paralajmëron ngritjen e mundshme të një aktakuze ndah Presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryetarit të Kuvendit njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është themeli i pavarësisë së Kosovës dhe ishte një luftë e pastër çlirimtare kundër Serbise millosheviçiane e cila nuk është përgjigjur kurrë për gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës. Asnjëherë nuk do të mund të barazohet gjenocidi shtetëror serb me krime të pretenduara nga individë të cakutar brenda radhëve të UÇK-së.
Pëshendesim maturinë e treguar nga Presidenti duke u tërhequr nga dialogu Kosovë-Serbi i paraparë më datë 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë deri në konfirmin ose jo të aktakuzës.
Urojmë që të apostrofuarit si dhe çdo ish-anëtar tjetër i UÇK-së i cili do të ftohet nga Gykata Speciale të dëshmojnë pafajësine e tyre që të hiqet përgjithonë kjo njollë e zezë mbi luftën e shenjtë të popullit të Kosovës për pavarësi nga okupatori serb.