75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reagon Këshilltari i Thaçit: Presidenti u pengua sot në rrugën për ta mbyllur një kapitull lufte

Këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka deklaruar se akuza e ngritur ndaj Thaçit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka penguar presidentin në ‘përmbylljen e një kapitulli lufte’.

Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, Behramaj tha se Thaçi padrejtësisht u pengua nga ata që janë të thirrur të vendosin drejtësi, transmeton Indeksonine.

Madje Behramaj tha se historia e Kosovës është direkt e lidhur me emrin e Thaçit, lideri që shpalli pavarësinë.

Ndryshe presidenti Hashim Thaçi anuloi sot udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas kësaj aktakuze të publikuar gjatë pasdites.

Reagimi i Behramajt.

Historia e Kosovës është direkt e lidhur me emrin e Hashim Thaçit. Lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lider që shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri më i suksesshëm i shtetit tonë të ri. Organizimeve për rezistencë paqësore u ishte bashkuar sapo kishte arritur moshën madhore dhe shumë pak vite më pas u kishte prirë edhe organizimeve për rezistencë të armatosur. Në luftë dhe paqe asnjëherë nuk reshti së luftuari. Edhe sot ishte nisur për ta mbyllur një kapitull lufte, por padrejtësisht u pengua nga ata që janë të thirrur të vendosin drejtësi. Është sulmuar politikisht me dekada. Shpeshherë edhe nga ata që as moshë nuk kanë sa ai ka kontribut kombëtar. Por, asnjëherë nuk e njohu humbjen. As sot nuk ka humbur. Kjo është vetëm një pengesë e qëllimshme për t’ia ndërruar drejtimin, por gjithsesi vetëm përkohësisht!