75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rusi: Nis votimi në referendumin për ndryshime kushtetuese

Rusët kanë nisur të votojnë në referendumin për ndryshime kushtetuese, që mund t’ia zgjasin presidentit rus, Vladimir Putin, udhëheqësinë edhe për 12 vjet të tjera.

Qendrat e votimit janë hapur më 25 qershor, në 14 rajonet administrative të rajonit të largët lindor, kanë thënë zyrtarë të Komisionit Zgjedhor…, trasmeton agjencia e lajmeve TASS.

Kjo është dita e parë e votimit shtatëditor për këto ndryshime.

Hapja e kutive të votimit për një javë synon të ndihmojë në shmangien e turmave më 1 korrik, kur është caktuar data për votim kombëtar, teksa edhe territori rus vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ky votim ka ngritur shqetësime ndër zyrtarët shëndetësorë, pasi numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë, rreth 7.000 brenda një dite.

Ky votim është shtyrë për shkak të pandemisë më 1 korrik nga 22 prilli, sa ishte planifikuar paraprakisht.

Votimi i parakohshëm është lejuar nga 10 qershori për personat që nuk kanë qasje në qendra të votimit.

Putini ka propozuar ndryshimet kushtetuese më herët gjatë këtij viti dhe ka insistuar në mbajtjen e referendumit, pavarësisht se një gjë e tillë nuk kërkohet me ligj.

Ndryshimi final i këtyre ndryshimeve, do të mundësohet nëse më shumë se gjysma e votuesve mbështesin propozimet.

Nëse miratohen, Putini, ish-zyrtar i KGB-së, 67-vjeçar, mund të garojë edhe për dy mandate të tjera si president, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024.

Putini ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër nga viti 2000.