75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / C E

Juventusi sakrifikon një “trashaluq” për një lojtar të shpejtë

Gonzalo Higuain duket se do të largohet përfundimisht nga Juventusi.

Kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2021 dhe Zonja e Vjetër nuk ka ndërmend ta zgjasë, duke e marrë parasysh edhe pagën e lartë.

Sipas “le10 sport” në vend të tij, Juve kërkon transferimin e Pierre Emerick Aubameyangut, shkruan Indeksonline.

Gabonezi ka kontratë deri në verën e ardhshme me Arsenalin dhe skuadra nuk ka ndërmend ta vazhdojë.

Juve nuk ka hapur asnjë negociatë zyrtare, por është konsultuar me disa ndërmjetës, nëse plotësohen kushtet atëherë do t’i dërgoj një ofertë. /IndeksOnline/