75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndien edhe në Sarandë

Mëngjesin e sotëm janë ndier disa lëkundje sizmike në Greqi dhe në jug të Shqipërisë. Bëhet e ditur se magnituda ishte 3.5…

Epiqendra e tërmetit ka qenë 38 kilometra në veriperëndim të Janinës dhe 9 kilometra në jug të Kefalovrisit, ndërkohë që lëkundjet janë ndier edhe në Sarandë.

Tërmeti u  regjistrua në orën 07:15, teksa nuk raportohet për dëme materiale.