75 Mall Live Search
13:09 / E Diele, 14 Qershor 2026 / B XH

Arrestimi i pesë personave për krime lufte, pas pak konferenca e Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të mbajë një konferencë për media, për të dhënë detaje lidhur me operacionin e arrestimit të pesë personave për krime lufte.

Kjo konferencë pritet të nisë rreth orës 13:00, nga kjo përfaqësues të PSRK-së do të shpalosin informacione për operacionin “Reçaku II”.

Ndryshe, ky aksion është zhvilluar në orët e hershme të së dielës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.