Flamurtari nis punën për sezonin e ardhshëm, nënshkruan me 6 futbollistë

Skuadra e Flamurtarit ka nisur të punojë për sezonin e ardhshëm.
Ajo sot ka nënshkruar me gjashtë futbollistë, transmeton Indeksonline.
Bëhet fjalë për futbollistë të akademisë që sot për herë të parë kanë nënshkruar kontratë profesionale me Flamurtarin.
Lojtarët që do të jenë pjesë e klubit “kuq e zi” nga sezoni i ardhshëm: Fisnik Ahmeti, Jeton Selimi, Eron Rafuna, Yll Cahani, Gentrit Gashi dhe Ardit Hasani./Indeksonline/