75 Mall Live Search
14:47 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Bomberi” Shillova tregon të ardhmen e tij

Sulmuesi i huazuar te Drenica, Alban Shillova, po kalon një sezon tejet produktiv.

Ai ka arritur që këtë sezon të shënonte 8 gola, 6 me Drenicën dhe 2 me Prishtinën.

Në një prononcim për Indeksonlinen, Shillova foli për të ardhmen e tij, ku tregoi se do të rikthehet te Prishtina pasi të përfundojë ky sezon.

 “Unë jam vetëm huazim te Drenica pasi qe kam kontratë me Prishtinën. Oferta kam të ndryshme por kontrata me Prishtinën është edhe një vit dhe tash shpresoj qe Prishtina të vazhdojë në Evropë dhe do t’i bashkohem aty”, u shpreh Shillova.

Ekipi “bardh e kaltër” për momentin është në pozitën e dytë në Superligë, me 4 pikë më pak se lideri Drita. Me këtë renditje “plisat” kualifikohen në gara evropiane.

Nëse dështojnë në Superligë, Prishtina ka mundësi që të kualifikohet në gara evropiane përmes Kupës së Kosovës. Në finale do ta ketë kundërshtarë Ballkanin./Indeksonline/