Një tjetër hit veror, Butrint Imeri publikon projektin “Si përpara”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Butrint Imeri ka publikuar këngën më të re.
Projekti i ri nga këngëtari i njohur dhe shumë i talentuar mban titullin “Si përpara”.
Kënga është vizuelizuar edhe me një klip unik dhe veror ku Butrintin e shohim me një ndryshim në pamje, pasi ditë më parë ai u bë biond.
Kënga erdhi me tekst nga Butrint Imeri, BigBang & Nuk, producent i këngës është Big Band ndërsa videoklipi u realizua nga Valon Aziri dhe CINEGR8.
Ndërkohë, përveç kësaj kënge, Butrinti ka paralajmëruar edhe dy këngë tjera për sezonin e verës.
Kënga e re “Si përpara” tashmë gjendet në kanalin zyrtar në “Youtube” dhe padyshim do të jetë një hit veror./Indeksonline/