75 Mall Live Search
20:16 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Paranoja e Vuçiqit, ka frikë për sigurinë e serbëve të Kosovës pas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, kjo aktakuzë do të sjellë telashe në sigurinë e serbëve që jetojnë në Republikën e Kosovës, transmeton Indeksonline

“Kjo paraqet një lloj problemi sigurie për të gjithë serbët në Kosovë, dhe nuk përjashtohet mundësia e shkaktimit të problemeve në dy komuna në jug të Serbisë, në mënyrë që dikush të tregojë forcën dhe fuqinë e tij”, u shpreh ai.

Vuçiq gjithashtu deklaroi në Bruksel se beson që negociatat e pranimit midis Serbisë dhe BE-së do të përfundojnë deri në fund të mandatit të qeverisë së re, në 2024, që do të thotë se Serbia sipas gjitha gjasave dol të bëhet anëtare e Unionit deri në vitin 2026. /Indeksonline/