Goli që vendosi titullin në futbollin e femrave në Kosovë – askush s’po e di se a e kaloi topi vijën?

Sot është luajtur ndeshja më e rëndësishme e sezonit në Superligën e Femrave në futbollin e Kosovës mes KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit, ku u vendos titulli i kampionit.
Ekipi nga Mitrovica shënoi fitore me rezultat 1:0 dhe u shpall kampion, transmeton Indeksonline.
Por, goli i shënuar po kontestohet nga të gjithë. Shumë po thonë se në momentin e golit, topi nuk e kishte kaluar vijën.
Nga pamjet e siguruara nga ‘Klan Kosova’ nuk mund të shihet se nëse vërtet topi e kaloi apo nuk e kaloi vijën.
Komentet mund të vazhdojnë rreth këtij rasti por Mitrovica u shpall kampion./Indeksonline/