75 Mall Live Search
16:14 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Arsenali siguron gjysmëfinalen, në minutat e fundit

Arsenali ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pasi ka mposhtur Sheffield United me rezultat 1-2.

Skuadra e Artetas kaloi në epërsi në minutën e 25-të me një gol të shënuar nga penalltia të Pepe.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, skuadra më e vjetër në ishull barazoi rezultatin, shkruan Indeksonline.

McGoldrick në minutën e 87-të shënoi golin e barazimit.

Por Arsenali u kundërpërgjigj shpejtë dhe shënoi golin e fitores në minutat shtesë me anë të Caballos.

Sot mësohen edhe dy skuadrat tjera gjysmëfinale derisa dje e ka siguruar edhe Manchester United. /IndeksOnline/