75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kroacia vendos karantinën 14-ditore për fqinjët

Qeveria e Kroacisë ka marrë vendimin mbrëmë që të vendosë masën 14- ditore në karantinë për të gjithë qytetarët e Bosnjës.

Këtë lajm nuk e kanë mirëpritur aspak autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës, të cilat kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme mund të marrin masa ndëshkuese ndaj Kroacisë.

Kroacia ka bërë të ditur se masën e karantinës 14- ditore do ta vërë për të gjitha shtetet ku situata epidemiologjike është në rritje./Indeksonline/