75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil tregon se çfarë po ndodh me njohjen e patentëshoferëve, nga Gjermania

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha, ka deklaruar se delegacioni gjerman i cili qëndroi për një vizitë në Kosovë lidhur me procesin e njohjes së patentëshoferëve janë ndarë shumë të kënaqur me punën që po bëhet.

Hoxha tha se po mundohen vazhdimisht për procesimin e kësaj çështjeje, pasi ka një numër të madh të qytearëve kosovarë që jetojnë në botën e jashtme e po presin njohjen e patentëshoferëve nga Gjermani.

“Ne po bëjmë të pamundurën për njohjen e këtyre patent-shoferëve nga ana e Gjermanisë. Falënderojmë edhe ambasadorët , kemi ngritur këtë çështje në nivel të qeverisë dhe përfaqësuesi jonë ka qenë në Berlin dhe ka filluar procesi i diskutimit e bashkëpunimit në shumë fusha. Është arrit të sillet delegacioni i ekspertëve në Kosovë, jemi në fazën e fundit në aspektin teknik e më pas fillojnë procedurat e tjera. Kemi pasur shpresë shumë që në këtë qershor do të ketë njohje të patentëshoferëve, por fati ynë nga pandemia si tek ne dhe në Gjermani janë ndalur shumë procese në gjysmë”, tha Hoxha, shkruan Indeksonline.

Hoxha gjithashtu deklaroi se administrata në Gjermani s’ka arritur ende të hapë temën, por ka informata se ka filluar procesi tjetër i diskutimit./Indeksonline/