Detajet interesante të kollares së Ramës, ngjyrat e flamurit të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur sot në Prishtinë, për një vizitë dyditore.
Rama ka filluar këtë vizitë duke u takuar me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, teksa më pas do të ketë takime të njëpasnjëshme me udhëheqës të vendit si dhe liderët partiakë.
Por ajo çfarë bie në sy sot te Rama është kollarja e tij. Ajo përmban ngjyra të ngjashme me ato të flamurit të Kosovës, e kaltër dhe e verdhë, raporton Indeksonline.

Vizita e tij në Kosovë po bëhet në kohën kur vendi gjendet në një situatë mjaft të vështirë, teksa ai deklaroi se erdhi për të dëgjuar dhe mësuar më shumë për aktakuzën e Speciales në drejtim të presidentit Hashim Thaçi si dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli./Indeksonline/