Numërohen mbi 33% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me numërimin e votave në gjithë Kosovën, raporton IndeksOnline.
Tani kur janë numëruar mbi 33% të votave më nivel vendi, po prinë Vetëvendosje me 40,83%.
E pasuar nga PDK me 22,02%. Në vend të tretë është LDK me 18,42%, ndërsa Aleanca deri me tani ka marrë 8,88%. /IndeksOnline/

