Takimi vllazëror i Edi Ramës dhe Kadri Veselit

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë është duke qëndruar në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme ai ka zhvilluar takime me figura të larta politike, por edhe me kryeministrin Avdullah Hoti e kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
E, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në faqen zyrtare Facebook ka postuar një fotografi me kreun e qeverisë shqiptare.
“TAKIM VLLAZËROR ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA”, shkruan Veseli.
Kujtojmë, që Rama ka mbështetur fuqishëm Veselin dhe Thaçin, pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja./Indeksonline