Albani dhe Miriami nisin ditën në plazh

Shumë nga yjet e estradës shqiptare kanë filluar pushimet pas izolimit disa mujor për shkak të pandemisë Covid-19.
Njësoj ka vepruar edhe çifti i famshëm Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, të cilët sot kanë nisur ditën pikërisht nga plazhi.

Kantautori ndau një fotografi në Instagram ku shihet pranë bashkëshortes së tij, këngëtares, Miriam dhe vajzës së tyre Ameli.
“Mirëmëngjesi”, ka shkruar Albani sipër imazhit ku shihet pranë dy femrave më të rëndësishme të jetës së tij.

Kujtojmë se Albani dhe Miriami janë prindër të dy fëmijëve./Indeksonline/