Tayna mbrëmë e “kalli” Zvicrën, fillon zyrtarisht sezonin e koncerteve

Tayna ka nisur mbrëmë koncertet, pas një pauze të gjatë si shkak i pandemisë Covid-19.
Reperja e njohur mbrëmë ishte prezente në një klub nate në Zvicër ku ishin mbledhur një numër i madh adhuruesish për ta parë nga afër.

Tayna si çdo herë ishte plotë energji, e veshur me stil dhe nuk munguan as vallëzimet provokuese duke e ndezur edhe më shumë atmosferë.
Në video e publikuar Tayna ka thënë se nga mbrëmë ka hapur zyrtarisht sezonin, ndërsa në një tjetër fton kolegët e saj që të vazhdojnë koncertet.
Ndryshe, reperja nga Prizreni së shpejti pritet të lansoj projektin e ri me videoklip./Indeksonline/