Zyrtare: Bayern Muncheni transferon futbollistin e PSG-së
Klubi i FC Bayern Munchen ka kompletuar transferimin e futbollistit të PSG-së, Tanguy Nanzou Kouassi.
18- vjeçari francez ka nënshkruar kontratën me bavarezët deri me 30 qershor 2024, transmeton Indeksonline.
Pozicioni i tij primar është qendërmbrojtës, por ai mund të luajë në shumë pozicione të tjera të mbrojtjes.
Ai ka qenë pjesë e PSG-së që nga mosha 14- vjeçare./Indeksonline/