Grupi i vajzave “Blackpink”- me rekorde të reja të Guinnesit me këngën e fundit

Grupi i vajzave të Koresë së Jugut “BLACKPINK” ka vendosur shumë tituj të ri të Guinness World Records me publikimin e videos së fundit “How You Like That”.
Me 86.3 milionë shikime në ditën e parë të publikimit, “How You Like That” ka arritur rekorde të reja si më poshtë:
– Videoja më e shikuar në YouTube brenda 24- orëve
– Videoklipi më i shikuar në YouTube brenda 24 – orëve
– Videoja më e shikuar në YouTube në 24 orë nga një grup K-pop

Të tria rekordet tejkalojnë rekordin e mëparshëm BTS – i cili së bashku me këngëtarin amerikan Halsey më parë i arritën këta tre tituj rekordi me videon për “Boy With Luv” në prill 2019.
Mbajtësit e tjerë të rekordeve të mëparshme për videot më të shikuara në YouTube, brenda 24- orëve përfshijnë “thank u, next” të Ariana Grande (55.4 milionë shikime), “Look What You Made Me Do” të Taylor Swift (43.2 milionë shikime).

“BLACKPINK” u formua në vitin 2016 dhe u shfaqen së fundmi në bashkëpunim me Lady Gaga “Sour Candy”, e cila u rendit në toplista si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata tashmë janë grupi femëror më i ndjekur në Spotify si edhe grupi muzikor me abonentët më të shumtë në YouTube, duke tejkaluar One Direction./Indeksonline/