Zabërgja pasi u nda me KEK-un, në bisedime me dy ekipe të Ligës së parë

Gjatë ditës së sotshme futbollisti i njohur, Enis Zabërgja dhe klubi i KEK-ut u ndanë.
Zabërgja për Indeksonline tregoj se është në bisedime me dy ekipe të Ligës së parë.
“Jam në bisedime me dy klube te Ligës së parë. Besojë në Ligën e parë do të vazhdojë se e kam më pak obligime tash”, tha fillimisht futbollisti i njohur kosovar.
Tutje, ai shtoi se për momentin nuk e ka ndërmend të pensionohet pasi është në formë të mirë.
“Nuk do te pensionohem ende sepse ndihem në formë shumë të mirë edhe nuk e shohë të arsyeshme të pensionohem kur po ndihem shumë mirë dhe jam ende në formë”, tha Zabërgja.
Futbollisti kosovar para se të transferohej te KEK-u, kishte luajtur për ekipin e Llapit./Indeksonline/