Këngëtari thotë se ka qenë në një lidhje me Jada Pinkett, gruan e Will Smith
Këngëtari amerikan August Alsina pretendon se ka patur një lidhje dashurie me Jada Pinkett Smith – bashkëshorten e Will Smith – madje Will e miratoi marrëdhënien.
Alsina, i njohur për këngën “I Luv This Shit”,
në një intevistë në “The Breakfast Club” me Angela Yee, tha: “Unë në fakt
bisedova më Will dhe ai më dha leje”.
Sipas tij, ai u njoh me Pinkett Smith në 2015-n nga djali i saj, Jaden, madje
bënë edhe pushime së bashku në Hawaii, në praninë e familjes.
Alsina pretendon se ra në dashuri me Jada-n.
Ai shtoi se “i do njerëzit e familjes Smith si familjen e tij”. “Nuk kam asgjë kundër tyre. Janë njerëz shumë të mirë.”
Nga ana tjetër, përfaqësues të Pinkett Smith thanë për New York Post se “pretendimet e tij janë absolutisht të pavërteta”.
Kujtojmë se Will dhe Jada u njohën në vitin 1995 dhe u martuan 2 vite më vonë. Ata janë prindër të 2 fëmijëve, djalit Jaden dhe vajzës Willow. Smith ka edhe një djalë më të madh, Trey-n, nga martesa me Sheree Zampino (1992-1995).