75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sikur të mos ekzistonte koronavirusi në Mitrovicë, grumbullim njerëzish në “Lagjen e boshnjakëve”

152 raste të reja u konfirmuan mbrëmë si të prekur me COVID-19. Ky numër që u konfirmua mbrëmë vetëm sa shtoi numrin e përgjithshëm të të infektuarve, duke arritur kështu në 3 mijë e 508 persona.

Por kjo situatë aspak e lehtë dhe shumë shqetësuese nuk po iu bën përshtypje shumë qytetarëve në Mitrovicë.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonlinet shihet grumbullim qytetarësh të cilët presin para një qendre që funksionon për tërheqje parash, kryerjen e pagesave e shërbime të ngjashme, në “Lagjen e bosnjakëve”, në Mitrovicë.

Ata nuk po e respektojnë aspak distancën dhe janë thuajse të ngjitur me njëri-tjetrin.

Kjo jo vetëm që shton rrezikun për infektim të këtyre qytetarëve që janë të pranishëm, por edhe shton rrezikon e përgjithshëm tek qytetarët.

Deri tashti në Kosovë kanë humbur jetën 75 persona si pasojë e përballjes me COVID-19, virus për të cilin nuk ka ende asnjë vaksinë, apo antivirus.

Duke filluar nga sot qytetarët do të kenë më të kufizuar të drejtën e lëvizjes, pasi Qeveria e Kosovës mori dje një sërë masash në mënyrë që të parandalohet rritja e rrezikut nga kjo pandemi që ka prekur thuajse gjithë botën./Indeksonline/