13:37 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dyshime për vdekjen e një kosovari, në bregdetin e Durrësit

Para pak minutash dyshohet se një kosovar ka humbur jetën në Durrës. Indeksonline mëson se viktima është regjistruar afër hotelit “Adriatiku”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe rojat e plazhit, por dyshohet se pavarësisht tentimeve për shpëtim, një person ka humbur jetën.

Pak ditë më parë një kosovar tjetër humbi jetën në det, në zonën e Shëngjinit./Indeksonline/