Flitej se ngjarja në Skenderaj do “ta bënte deputet”, kaq vota mori deri më tani Mehani i Vetëvendosjes
Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 12.05 për qind e votave.
Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hysni Mehani, renditet në pozitën e 77-të në listën e kandidatëve të kësaj partie, me 950 vota të grumbulluara, shkruan IndeksOnline.
Emri i Mehanit ishte përfolur gjerësisht në opinion publik pas incidentit të ndodhur në muajin maj në Skenderaj, ku ai akuzoi kryetarin e komunës, Sami Lushtaku nga PDK-ja, për sulm ndaj tij.
Ngjarja kishte nxitur reagime të shumta politike dhe publike, ndërsa në rrjetet sociale kishte pasur komente se incidenti mund të ndikonte pozitivisht në mbështetjen elektorale për Mehanin në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, bazuar në rezultatet e publikuara deri më tani nga KQZ-ja, Mehani ka siguruar 950 vota.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon dhe renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me përditësimin e rezultateve nga qendrat e numërimit në mbarë vendin./IndeksOnline/

