Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Haxhi Shala edhe zyrtarisht pjesë e AAK-së
Njëri ndër themeluesit e Nismas Socialdemokrate, Haxhi Shala prej sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kalimin e deputetit Shala në AAK, IndeksOnline e kishte raportuar me 3 qershor ndërsa sot zyrtarisht u bë i ditur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Zyrtarë të Nismës e kishin demantuar këtë lajm duke thënë se Shala do të mbetet pjesë e Nismës.
Deputeti që në zgjedhjet e fundit mori 6 mijë e 634 vota, e që ka qenë ndër më të votuarit në subjektin e tij, pak ditë pasi u votua qeveria Hoti kishte thënë se NISMA është monopolizuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.
Ai ka thënë se ka pritur që NISMA të mbledh organet e saj drejtuese dhe të vendos për emrat e ministrave për qeverinë e fundit./IndeksOnline/