Labi flet pas konfirmimit të Rakës, që Bylykbashi s’është infektuar: He bir, a te rroki…!

Ish-deputeti, Labinot Tahiri ka ironizuar me Petrit Bylykbashin, rreth çështjes së infektimit me Covid-19.
Ky i fundit kishte deklaruar se është infektuar për herën e dytë, mirëpo ndryshe kishte rezultuar me testim.
Mikrobiologu Lul Raka, ka deklaruar dje se Bylykbashi nuk është i infektuar sërish me Covid-19.
“Fatkeqësisht ne s’kemi kapacitetete me ia bo një personit disa teste. I dëshiroj shërim të shpejtë Petritit, duhet të qëndrojnë në shtëpi, Petriti tha se ka bo analiza, duhet me bo të tjera, me përcjell gjendjen klinike dhe vendos pastaj infektologu’’, ka thënë Raka.
Postimi i Labinot Tahirit:
Bylbylkash he bir a te rroki a nuk të rroki!
Nje ditë ne statusin tënd kishe thënë se për herë të dytë sërish je infektuar dhe kishe thënë Labi: Bir a ka a ska Virus!
Tash po të pyes ty he Bir a ka a ska na trego!
Nëse ty të kap apo kushdo që është tjeter nuk ka nevojë të tregoni se i tranuat njerezit, se me pas SIDËN (HIV) nuk tregon as ti as unë dhe askush!
Prandaj kam thënë dhe them mos keni frikë se ka lloj lloj viruse, por tani kjo prapagandë vret psikikisht popujt edhe nëse ka virus!!
Shërim shokut nëse të kap heren e tretë se për të dyjat të urova shërim me herët!
Labi-FKSH