Dybala mungon ndaj Milanit, sulmuesi shqiptar e zëvendëson atë – Sarri e përfshinë në listën e të ftuarve

Lojtari më në formë i Juventusit që nga rifillimi i sezonit, Paulo Dybala do të mungojë sonte në derbin kundër Milanit.
Në listën e të ftuarve, mungon emri i sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, transmeton Indeksonline.
Nga ky rast ka përfituar sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, i cili është përfshirë në listën e të ftuarve.

Përveç Dybalas, sonte do të mungojë edhe De Ligti për shkak të kartonëve. Lajm i mirë për Sarrin është rikthimi i Alex Sandros dhe Chiellinit./Indeksonline/
