Plisat letër djemëve të Dallkut para ndeshjes me Gjilanin: “Ju jeni Prishtina, së bashku, shkelni gjithçka përpara”

Tifo-grupi Plisat i kanë dërguar një letër lojtarëve të Prishtinës para ndeshjes me Gjilanin.
Ata e kanë quajtur klubin e Gjilanit një pengesë drejt titullit dhe se kjo pengesë duhet tejkaluar, transmeton Indeksonline.
“Fitorja nuk është çështje golash, ajo është çështje mendësie, e dëshirës për të fituar dhe e sakrificës drejt qëllimit!”, thuhej në letrën e Plisave.
Ata kanë kërkuar nga futbollsitët dhe klubi që të shkelin gjithçka përpara./Indeksonline/
