75 Mall Live Search
23:55 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Barcelona pret gabimin e Realit, mposht Espanyolin

Barcelona vazhdon ndjekjen ndaj Real Madridit në La Liga.

Skuadra e Setiene ka fituar derbin lokal ndaj Espanyolit me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Luis Suarez në minutën e 56-të të ndeshjes.

Ai shënoi pas dy kartonëve të kuq të shpërndarë për Fatin (Barcelona) dhe për Lozano (Espanyol).

Barca mbetet e dyta në renditje me 76 pikë, një më pak se Reali që gjithashtu ka një ndeshje më pak të luajtur. /IndeksOnline/