75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / L A

Federata Braziliane e Futbollit jep detaje nga gjendja e Neymarit

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka dhënë detaje të reja nga gjendja e Neymarit.

Braziliani, i cili është i dëmtuar po tenton që të lë anash këtë lëndim duke synuar të jetë gati për Botërorin e tij të fundit.

CBF, dha detajet nga testimi i Neymarit duke thënë se po tregon progres dhe është në rrugë të duhur për rikthim.

“Neymar iu nënshtrua MRI të hënën dhe testet treguan një evolucion të mirë në trajtimin e tij – brenda parametrave të pritshëm. Neymar do të ndjekë procesin e përgatitjes së rikuperimit të planifikuar nga komisioni mjekësor i Kombëtares Braziliane pasi gjendja e lëndimit po evoluon mirë”, ka konfirmuar Seleção.

Brazili, nis rrugëtimin e saj në Botëror ndaj Marokut, më 14 qershor./IndeksOnline/