Për 24 orë u shqiptuan mbi një mijë gjoba për shkelësit e rregullave në komunikacion

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi një mijë tiketa trafiku. Përkatësisht janë shqiptuar 1 mijë e 185 gjoba trafiku.
Ndërsa janë shënuar 50 aksidente. Prej tyre 24 me të lënduar, ndërsa me dëme materiale kanë përfunduar 26 aksidente.
Në statistikat e përgjithshme PK njofton se ka arrestuar 17 persona, ndërsa në mbajtje ka dërguar 12 të tjerë, transmeton IndeksOnline.