Vetaksident trafiku të “Rruga B”, vetura përplaset në shtyllën e ndriçimit
Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në “Rrugën B” në kryeqytet, raporton IndeksOnline.
Një automjet është përplasur në një shtyllë të ndriçimit të rrugës e cila më pas ka penguar qarkullimin e automjeteve në të dy anët.
Policia rrugore është paraqitur në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për persona të lënduar./IndeksOnline/