Mustafa: Vuçiç harron se çfarë ka nënshkruar

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa ka komentuar Samitin virtual të Parisit, të inicuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Sipas tij, Vuçiq është ekspert i manipulimit të fakteve e opinionit, derisa ka folur për Asosacionin e komunave serbe.
“Mediat ne Serbi citojnë Vucic qe te ketë deklaruar sot pas Samitit me Macron dhe Merkel : “Pala shqiptare ka thënë se asociacioni komunave serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre. Nëse nuk jeni në gjendje ta plotësoni këtë për shtatë vjet e gjysmë, si mendoni të plotësoni gjërat tjera”. Ndonëse ai është i njohur si ekspert i manipulimit te fakteve e opinionit, megjithatë është e habitshme te shkoje kaq larg”, ka shkruar mes Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
VUCIC HARRON SE CFARE KA NENSHKRUJTUR
Mediat ne Serbi citojnë Vucic qe te ketë deklaruar sot pas Samitit me Macron dhe Merkel : “Pala shqiptare ka thënë se asociacioni komunave serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre. Nëse nuk jeni në gjendje ta plotësoni këtë për shtatë vjet e gjysmë, si mendoni të plotësoni gjërat tjera”. Ndonëse ai është i njohur si ekspert i manipulimit te fakteve e opinionit, megjithatë është e habitshme te shkoje kaq larg.
Ai harron se vete ai, Mogherini dhe Kryeministri Isa Mustafa e kane nënshkruajtur marrëveshjen për parimet e formimit te Asociacionit te komunave me shumice serbe ( jo “komunave serbe,” sepse te tilla nuk ka brenda kufijve te Kosovës). Ne piken e pare te këtyre parimeve thuhet se Asociacioni do te jete ne pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë pajtueshmëri e vlerëson Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe kjo gjykate e ka dhen[ ne mënyre shteruese se cilat parime nuk janë ne frymën e Kushtetutës se Kosovës. Andaj mendimi i saj është i obligueshëm dhe udhërrëfyes për hartimin e Statutit te këtij Asociacioni. Kësi soji çështja e Asociacionit është e shtruar dhe as qe duhet te jete më tutje objekt i diskutimeve . Me atë nënshkrim Vucic dhe Mogehrini kane njohur arbitrimin e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës dhe kjo nuk mund te zhbëhet. Ky është një rezultat i spikatur, ne mos me i spikaturi ne bisedimet e Brukselit.
Shi për këtë pala Serbe hezitonte te shkoje me tutje me asociacionin, nuk ishte bashkëpunuese duke ndikuar tek përfaqësuesit e komunitetit serb qe ta lenë anash këtë pune . Ne vend te kësaj Vucic u hyri aventurave te tjera te këmbimit te territoreve dhe harroi Asociacionin për shume kohe. Ai po te mundët do ta zhbënte atë nënshkrim, sikurse edhe mendimin e Gjykatës ndërkombëtare se pavarësia e Kosovës është brenda ligjit ndërkombëtar, përkatësisht nuk e shkel atë,. Lexo se ky mendim u dha me kërkese te Serbisë, Gjykata u përgjigj ne pyetjen qe beri Qeveria e Serbisë.. Andaj këto dy tema janë te shterura për dialog. Nëse Vucic do ti harroje ka kush te ia përkujtoje .