Gjendet i vdekur një person, mbrapa Institutit Albanologjik
Dje rreth orës 15:25, në rrugën “Eqrem Çabej”, mbrapa Institutit Albanologjik është gjetur i shtrirë pa shenja jete një mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/