75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 07 Qershor 2026 / Z S

LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka rëndësi, ruajeni qëtësinë deri në përfundimin e procesit të votimit

Kandidati i LDK-së për deputet, Festim Kabashi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.

Kabashi theksoi se kjo është një ditë e rëndësishme për vendin dhe demokracinë, duke nënvizuar se çdo votë ka peshë në përcaktimin e drejtimit të ardhshëm të Kosovës.

“Ju bëjmë thirrje edhe njëherë gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejten e tyre të votës që të votojnë në këtë ditë të rëndësishme për vendin kushtetuese dhe demokratike, pasi çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetarë e ka mundësinë të përcaktojë drejtimin e vendint. Ftojmë pjesmarrësit të ruajnë qëtësin deri në përfundimin e procesit të votimit”, tha Kabashi për media.

Ai i inkurajoi qytetarët që të dalin në votime dhe të kontribuojnë me votën e tyre në procesin demokratik, ndërsa u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë dhe rendin deri në përfundimin e procesit të votimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri në orën 13:00, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka arritur në 15.77 për qind.