Penalltitë e shpëtojnë Juventusin nga humbja

Ndeshja mes Juventusit dhe Atalantas ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Zapatas në minutën e 16-të, transmeton Indeksonline.
Në minutën e 55-të, Ronaldo e barazoj rezultatin nga pika e bardhë.
Mysafirët përsëri kaluan në epërsi me anë të Malinovskyt në minutën e 81-të.
Por, ishte përsëri Ronaldo nga penaltia që e barazoj rezultatin në minutën e 90-të.
Me këtë rezultat, Atalanta mbetet në pozitën e tretë, kurse Juventusi thellon epërsinë me Lazion./Indeksonline/