“S’kam përjetu ndjenjë të tillë”, Valmir Matoshi pas golit me Kosovën: Jam shumë i lumtur!
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Andorrës në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golat për “Dardanët” i shënuan: Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Valmir Matoshi, shkruan Indeksonline
Valmir Martoshi i cili shënoi të parin me fanellën e Kosovës u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes.
“Ndjenjë shumë e mirë me shënu gol me këtë fanellë. I kam pasur 20 anëtarë të familjes këtu në stadium. Edhe këta shumë janë gëzu. Një ndjenjë që nuk e kam përjetu hala, shumë, shumë bukur”, u shpreh Matoshi
Kujtojmë që kjo ishte miqësorja e fundit para ndeshjeve zyrtare në muajin shtator./Indeksonline/

