Kjo është ndeshja me emocionuese në karrierën e Milot Rashicës
Rashica dhe Mehedin Përgjegjaj janë të ftuar në emisionin “1 Kafe Me Labin”.
Rashica që po shkëlqen me Werder Bremenin në Gjermani karrierën e ka nisur në Kosovë derisa në vitin 2013 e ka fituar titullin kampion me Llamkos Kosovën nën drejtimin e Ismet Munishit.
Rashica i cili përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar, ka shijuar shumë ndeshje emocionese me “Dardanët”.
I pyetur se cila është ndeshje më emocionuese në karrierën e tij, vushtrriasi zgjodhi ndeshjen kundër Bullgarisë në Sofje, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2:3.